Brickos

Komuna e Deçanit së bashku me QIT Visit Deçani, ka organizuar të dielën, ngjitjen përgjatë shtegut Via Ferrata

Në kuadër të aktiviteteve që synojnë promovimin sa më të mirë të turizmit në komunën e Deçanit, Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, së bashku me QIT Visit Deçani, ka organizuar të dielën, ngjitjen përgjatë shtegut Via Ferrata, me admirues të sporteve ekstreme në natyrë. Fillimit të shtegut të hekurt i paraprinë ura tibetiane, pranë të cilës kalon Lumbardhi i Deçanit dhe pas kalimit të saj fillon ecja në një distancë të shkurtër deri tek Via Ferrata-Deçani. Rruga përshkruhet me pamje mahnitëse, adrenalinë dhe kënaqësi që përjetohen rrallë. Pas arritjes tek caku, do e gjeni veten në një lartësi prej 1000m mbi nivelin detar. Ky atraksion ofron eksperiencë të paparë me pamje 360 shkallë përballë “Bjeshkëve të Nemuna” dhe pamjes magjepsëse të qytetit të Deçanit dhe bjeshkëve që e përshkojnë këtë qytet.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe persona që bëjnë alipinizëm

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …