Brickos

Komuna e Deçanit shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Një ditë një fshat, është ky aksioni i cili tashmë ka nisur në komunën e Deçanit nga N.P.L ,,Higjiena’’ në bashkëpunim më Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e Shërbimeve Publike Izet Zenuni, drejtorin e N.P.L,,Higjiena’’ Kastriot Hulaj dhe bashkëpunëtor të tjerë në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kanë nisur aksionin një ditë një fshat. Ky aksion ka nisë në regjionin e Vokshit në fshatrat Sllup dhe Voksh me mbjelljen e drunjëve dekorativ, vendosjen e ulëseve, shportave, pastrimin dhe gjelbërimin e fshatrave. Kjo është vetëm dita e parë e këtij aksioni, në ditët në vijim në koordinim të plotë më përfaqësuesit e fshatrave, do të vazhdon ky aksion që të kem një ambient të pastër për të gjithë. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve, ndërmarrjes ,,Higjiena’’ dhe qytetarëve pa dyshim se do të krijojë një vetëdijesim të plotë që ta ruajmë sa më shumë ambientin dhe ta duam vendin tonë të pastër, ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …