Komuna e Deçanit, vazhdon ti kërkoi akoma 86 qytetarë që u zhdukën në luftën e fundit

Komuna e Deçanit gjatë luftës së fundit dha shumë dëshmorë e martirë, shumë ushtarë lanë edhe gjymtyrët e trupit në beteja, por akoma vazhdon ti kërkoi ata që nuk u kthyen më, akoma familjet kërkojnë 86 persona të moshave të ndryshme të cilët që nga përfundimi i lutës e deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Komuna e Deçanit në bashkëpunim me shoqatën e të pagjeturve në qendër të qytetit kanë vendosë një tabelë ku janë të shënuar  emrat e atyre të cilët tash e 22 vite akoma nuk dihet për fatin e tyre. Kryetari Ramosaj, bashkë më familjarët e të pagjeturve dhe përfaqësues të shoqatës të personave të pa gjetur tha se: Deçanit i mungojnë, familjeve ju mungojnë, të gjithë ne duam të dimë për fatin e 86 njerëzve tonë që na mungojnë në ketë qytet të zhdukur nga barbaria dhe gjenocidi serb. Shteti ynë duhet të bëj më shumë në këtë drejtim edhe familjarët kanë të drejt ta dinë se ku gjenden të dashurit e tyre që nga lufta, të paktën një ngushëllim ta kenë. Vendosja e këtyre emrave është një kujtim për ata të cilët i presim akoma. Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …