Komuna e Ferizajt do të mbështesë bizneset ferizajase

Këtë të enjte  drejtoi i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Dërguti i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka vizituar kompaninë për prodhimin e fshesave dhe brushave të ndryshme “Cadi”, me ç’rast është pritur nga drejtori Sadri Gashi.  Drejtori Dërguti, nga afër është njoftuar  me problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto biznese, por edhe sukseset e kompanive. Dërguti përfaqësuesve të kësaj kompanie i premtoi mbështetjeje dhe bashkëpunim në të ardhmen, duke theksuar se komuna e Ferizajt do të jetë në shërbim të bizneseve. Aktualisht kjo kompani ka arritur të eksportojë produktet e saja në 14 shtete të ndryshme, ndërsa se fundmi është duke punuar në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit edhe me ndërtimin e një objekti të ri me një hapësirë më të madhe e cila kap një shumë prej 2.5 milion euro. Pritet që të rritet edhe numri i punëtoreve në këtë kompani, ndërsa tash për tash ka mbi 50 punëtorë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …