Komuna e Hanit të Elezit dhe Infrakos-i diskutojnë për modalitetet e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, dhe nënkryetari Mallzum Qajani, pritën në takim pune zyrtarët e lartë të “Infrakos”-it Xhevdet Ramosaj ushtrues detyre i Kryeshefit të Infrakos-it, Zymer Zekaj Drejtor Financiar në Infrakos si dhe Rrahim Tërnava, Drejtor i Pronës dhe Standard në Infrakos. Në takim u bisedua lidhur me projektin e modernizimit të hekurudhave që vlerësohet si një nga projektet e mëdha infrastrukturore që janë në pritje të realizohen në Kosovë. Në takim u tha se rehabilitimi i linjave hekurudhore i kthen qytetarët kah transporti hekurudhor, si një faktor kryesor në zhvillimin ekonomik dhe parakusht për ardhjen e investitorëve të huaj në vend. Mirëpo për ta realizuar këtë projekt kërkohet edhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve. Për këtë qëllim zyrtarët e lartë të Infrakosit me udhëheqësit e komunës së Hanit të Elezit e diskutuan mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të dakordohet bashkëpunimi në fazat e implementimit të këtij projekti. Në takim u diskutuan modalitete e bashkëpunimit ndërmjet grupeve punuese që ky projekt të ketë të gjitha komponentët e sigurisë, në mënyrë që ne të kemi një transport të besueshëm dhe të sigurt hekurudhor por në të njëjtën kohë të jetë në interes edhe të komunës së Hanit të Elezit dhe banorëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …