Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” është certifikuar sot nga zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme

Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” sot është certifikuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme

Gjatë ditës së sotme është themeluar Shoqata “Gratë e Dëshmorëve”, lajmin e ka bërë të ditur gruaja e dëshmorit të kombit, Selver Maçkaj, znj. Xhyhere Vezaj Maçkaj përmes një postimi. Si pas saj kjo shoqatë synon të ofrojë ndihmë dhe mbështetje të gjitha grave, motrave dhe bijave të dëshmorëve të atdheut

Postimi i plotë

Sot me datën 09.07.2020 në këtë ditë të bukur me diell morëm edhe zyrtarisht lejen e hapjes se Shoqatës “Gratë e Dëshmorëve” Të nderuar miqësi, shokë, shoqe dhe ju dashamirë të kombit tonë. Ju njoftojmë që nga sot se edhe zyrtarisht Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” është certifikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të nderuar miq kjo shoqatë ka qëllimin që t’i ndihmojë të gjitha grave, nënave, motrave pa dallime partie apo feje sepse dëshmorët janë të të gjithëve. Të dashur miq të gjithë e dimë se që 21 vite pas luftës ne gratë e dëshmorëve jemi të anashkaluar nga shoqëria e që jemi pjesë e lavdishme e shoqërisë që fal gjakut të dëshmoreve sot e gëzojmë lirinë, lirinë të cilën e gëzon vendi, toka, mali e fusha dhe flamuri, e gëzojnë të gjithë ndërsa ne gratë e dëshmorëve përveç dhembjes për dëshmorët tani kemi filluar edhe dhembjet e tona shëndetësore…. Jemi ndarë nga gëzimet, vetëm e vetëm të shohim pakëz dritë për fëmijët edhe pse pak vonë por një fjalë e urtë thotë: “Me mirë vonë, se sa kurrë”! Me këtë shoqatë shpresojmë që me ndihmën e Zotit do të kemi përkrahjen e shtetit edhe përkrahjen e juaj të dashur miqësi. Po të shkruaj për vuajtjet e secilës grua të dëshmorit padyshim se do dalin shumë libra, por me këtë do ja mundësojmë ti qajmë hallet bashkë, të mundohemi që të ja zgjidhim problemet njëra tjetrës dhe te ia lehtësojmë hallet që edhe ne si gra të dëshmorëve ta shohim kur lind dielli dhe kur perëndon! Ashtu sikur dëshmorët që e filluan luftën dhe ishin të bindur në fitore dhe në fund na sollën fitoren, LIRINË. Ne shoqatën tonë janë të mirëseardhura nënat e dëshmorëve, dhe të gjitha gratë e dëshmorëve që donë të anëtarësohen. Me shumë respekt për ju të nderuara miqësi në “Facebook” dhe kudo që jeni me respekt të veçantë nga Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” Ju falënderoj me shumë respekt Xhyhere Vezaj Maçkaj. Të bashkuar sikur dëshmorët ne luftë, ne do jemi të bashkuar në paqe. Lavdi dëshmorëve, respekt familjeve të dëshmorëve e në veçanti nënave dhe grave të dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti u zbulua shtatorja e atdhetarit, Hasan Ali Remniku

Sot, në qytetin e Vitisë, u zbulua shtatorja e atdhetarit e patriotit, Hasan Ali Remniku, …