RKL: Mos-votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, është pajtim me apo pa dashje me qëndrimin e Serbisë

21 vjet pas luftës dhe 12 vjet Shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi votoi rezolutën për unitet dhe mbrojtjen e vlerave të luftës

21 vjet pas luftës dhe 12 vjet Shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar rezolutën për unitet politik për mbrojtjen e vlerave të luftës, e cila është propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi. Në favor të kësaj rezolute, 61 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e Vetëvendosjes edhe pse kanë qenë në sallë, nuk kanë marrë pjesë në votim, për shkak se kanë kërkuar rezoluta të harmonizohet. Me këtë rast Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj,  ka thënë se tash më shumë se kurrë është e nevojshme mbrojtja e vlerave të luftës, kur ato po cenohen nga Gjykata Speciale. Publikimi i një letre politike nga Specialja është shkelje e llojit të vet. Të gjithë ata që kanë votuar kundër e kanë pasur e mirë, të gjithë ata që kanë votuar për, po e shohin që e kanë pasur gabim. Duhet t’iu dalim zot njerëzve që kanë nevojë sot”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë, Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke kërkuar harmonizim në tekstin e rezolutës, tha se deputetët që e kishin votuar Gjykatën Speciale tash po përdorin standarde të dyfishta.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …