RKL: Kur "fytyra" Bregasi, përqesh fytyrat e UÇK-së

RKL: Kur “fytyra” Bregasi, përqesh fytyrat e UÇK-së

Në luftën e përditshme të Kompanisë së Veton dhe Flaka Surroit kundër UÇK-së është aktivizuar edhe një fytyrë që quhet, Majlinda Bregasi. Edhe kjo misionare vullnetare e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, akuzon e sulmon kreun e luftës, duke e satirizuar, përfolur e duke pretenduar ta fusë sherrin brenda disa veteranëve syleshë, nga ata të zgjedhjeve, me qëllim për të ballafaquar “fytyrat”  plot shëndet të kreut të luftës me  dhe ato të rrudhura të disa veteranëve, të cilët kanë kaluar në vitet 70 e 80 të jetës.

Në përpjekje për të shantazhuar sa më shumë, natyrisht duke pasur motiv paratë “kesh” të Surroit e Kompanisë së tij në shërbim të Dik Martit dhe “verhushkës së Serbisë, ku ai i promovon librat kundër UÇK-së, edhe kjo fytyrë me makijazh nuk e sheh dot veten në pasqyrë, madje as padronin e saj, të cilit  po i mbijnë flokët e reja në kokën tullë të djalit të ambasadorit të Titos, i cili e la kokën në një makinë, duke e marshuar me 130 km. në orë bashkë me një kurtizanë spanjolle.

 

Ja si shkruan e pafytyra Bregasi:

 

E keni parë fytyrën e veteranit sot? Keni ndonjë model të asaj fytyre? Kështu shkruan në Facebook Uran Shushka, ish-komandant i UÇK-së teksa ngushëllonte miqtë për vdekjen e ish-ushtarit të tij, Osman Muçaj. Nuk është brilante si fytyra e Gjarprit, e Rambos apo e Çelikut. Fytyra e veteranit sot mund të jetë ajo e bujkut, e punëtorit të krahut, e mekanikut tërë vaj. Është fytyrë e rrahur nga koha, nga problemet. Fytyrë me shumë rrudha, gati si e çdo moshatari të tyre që jeton në Kosovë. Po rrudhat e veteranit janë pak ma të thella… Pas fjalëve të tij u ndala të mendoja. Cila është fytyra e UÇK-së sot? A është fytyra e Hashim Thaçit? Ramush Haradinajt? Apo fytyra anonime e Osmanit? A ka UÇK-ja një, apo shumë fytyra? A është normale që ajo të identifikohet me disa komandantë sa herë është nevoja për të shitur patriotizëm, ndërkohë që e fshijmë sa herë bëhet fjalë për dështime, afera korruptive a krime të tyre? A kanë komandantët fytyra?

Natyrisht se kompanisë Koha, do t’ i konvenonte që të gjithë veteranët, në radhë të parë të mos ishin fare, por tash që janë duhet të jenë vetëm fytyra të rrudhura, të braktisura, të vuajtura, mundësisht të sëmurë me virusin korona dhe mundësisht të vdisnin të gjithë sa më parë,  sepse u paskan zënë frymën, lavireve politike të Vetonit me Kompani, të cilit “Gjarpri” vazhdimisht po i mbështillet rreth qafës dhe dhe të cilin  nuk po e  largon dot qe 18-vjet.

Pastaj sa më shumë që lufton me gjarprin e tij virtual, aq më i bezdisshëm bëhet, krejt si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Edhe kjo mullisja, që bluan në mullirin e  Vetonit, shërbëtorit më besnik të jugosllavizmit, ekzemplarit tipik të së kaluarës së pakthyeshme të bashkim vëllazërimit, të vdekur përgjithmonë, nuk e shikon fytyrën e saj të brumosur me makijazh, as atë të padronit të saj Vetonit me flokë të reja të mbjellë në tullën e vjetër, as të tjerët rreth saj, por i shikon fytyrat e veteranëve, të cilëve madje edhe ua qan hallin, duke u vënë përballë komandantëve të rruar e të krehur, që  edhe i pengojnë, mbase sepse  fytyrat e tyre kurrë nuk e kanë parë fytyrën e kësaj të bregut e të pas-bregut, e cila në misionin e saj kundër luftës së UÇK-së, ka humbur fare arsyen dhe i ka ikur freni i mendjes…

Vetoni ka disa  sejmenë besnikë, të cilët përditë godasin UÇK-së si Enver Robelli, Flaka Surroi, Asdren Rrahmani, Majlinda Bregasi, Islam Lauka, Elmaz Isufi, Jusuf Buxhovi, Adriatik Kelmendi, e ndonjë tjetër, të cilët misionin e tyre politik, në shërbim të Dik Martit e konsiderojnë “mision të shenjtë”, në shërbim të çështjes së tyre. Po kështu ka para dhe pas vetes, edhe disa nga deputetët e zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes si dhe mjaft mbetje të ish regjimeve jugosllave, të cilët i gëzohen zezonës  së Kosovës, dhe vallëzojnë në orgjinë e zezë ashtu si shtrigat  në korin e valpurgave…

Po a thua a mjaftojë këta emra, këto fytyra të kallajisura, këto putana politike ta dëmtojnë UÇK-në, e cila u ka shembur ëndrrat  për Jugosllavinë e Serbinë, për amanetet e baballarëve, për pasurinë që e kanë ngritur në kohën e Milosheviqit, për gjithë të mirat që i kanë gëzuar pas luftës së UÇK-së, bashkë me NATO-n dhe fitores historike kundër regjimit kriminal të Milosheviqit, nën mbrojtjen e një segmenti të UNMIK-ut e të KFOR-it,  duke u paraqitur si të rrezikuar nga  UÇK-ja.

Kjo “çetë politike”, histerike e Vetonit me Kompani, janë sikur mizat e kalit. Ushqimin e thithin në vendet më të pista, por nganjëherë arrijnë edhe të pickojnë,  derisa të mos shtypen nga bishti i kalit të kalorësit më famëmadh të historisë shqiptare, që ka vetëm tri shkronja, të mjaftueshme për të korrë çdo fitore  edhe në të ardhmen.

Karvani i UÇK-së ka bërë dhe po bën tutje, qentë kanë lehur e do të lehin, por lehja e tyre do të mbytet në trokun historik të UÇK-së, në rrugë për  bashkimin e kombit, aspiratë historike, e cila u zë frymën këtyre të Surrojit e shurrojve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …