Covid

Të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK-ja prej tyre 207 raste kanë rezultuar pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 4.307  raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. “Më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …