Komuna e Hanit të Elezit më e mira në Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2020

Bazuar në indeksin e GAP-it për transparencë buxhetore, komuna e Hanit të Elezit është ranguar si komuna më transparente për vitin 2020 me gjithsej 100 pikë të mbledhura. Të gjitha dokumentet e vlerësuara me pikë në indeks janë publikuar në faqen zyrtare të komunës dhe pothuajse të gjitha janë në formatin “Excel”, i cili lejon qasje dhe përdorim të lehtë të të dhënave të publikuara. Komuna e Hanit të Elezit ka publikuar rregulloren për subvencione dhe kontratat e nënshkruara në formatin PDF i skanuar, por për shkak të përmbajtjes kryesisht tekstuale, këto dy dokumente vlerësohen njëjtë në të gjitha formatet. Komuna e Hanit të Elezit e ka publikuar Kartelën Analitike të Kontos, si një ndër dokumentet më të detajuara të shpenzimeve buxhetore. Po ashtu, komuna ka organizuar të paktën katër dëgjime buxhetore me qytetarët për buxhetin e vitit 2021. Kjo komunë është përgjigjur në kërkesat për qasje në informacione konform Ligjit për qasje në dokumente publike. ”Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2020” ofron një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë, duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë. Vlerësimi bazohet në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …