Komuna e Hanit të Elezit pjesë e Projektit “Socio-Projekti 2”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune zyrtarë të Projektit “Socio-Projekti 2” Valentin Hoxha, Drejtor i Projektit, Fatos Raifi, Udhëheqës Financiarë, Filiz Ostrozubi, Economik Area Coordinator dhe Teuta Qereti Economik Area Coordinator. Projekti Socio-Projekti 2, ka për qëllim stabilizimin e mëtejmë të komunitetit përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike dhe është iniciativë e financuar nga Engagment Global, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim-BMZ, dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus Kosova në partneritet me WEnterpreneur Kosovë. Projekti synon të vazhdoj të krijojë jetesë të qëndrueshme përmes sigurimit të gjenerimit të të ardhurave, ndërtimit të kapaciteteve, punësimit dhe zhvillimit të komunitetit, fuqizimin dhe rrjetëzimin e grave dhe të rinjve. Komuna e Hanit të Elezit do të jetë njëra nga gjashtë komunat e Kosovës që i bashkëngjitet këtij projekti, ku angazhimi i komunave ka për qëllim mbështetjen e aktivitetit të projektit dhe arritjen e rezultateve.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …