U mbajt takimi i parë i Këshillit Organizues në Rahovec për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar Këshillin Organizues për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, me vendim, me Nr.Protokollit 02/1449/2020 me datë: 06.11.2020. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit, legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ dhe OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari Fatmir Iska. Në takimin e sotëm, Këshilli Organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar. Aktivitete do të planifikohen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike të Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …