Komuna e Hanit të Elezit shënon 22 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

Me respektin më të thellë, jetës dhe veprës së Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe të gjithë anëtarëve të familjes së Jasharajve të cilët u bënë sinonim i lirisë dhe pavarësisë se shtetit tonë dhe për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me një delegacion nga Komuna e Hani të Elezit vizituan Prekazin Legjendarë. Vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga komuna e Hanit të Elezit të Kryetarit të Komunës Rufki Suma ishte e shoqëruar nga ish ushtarë të UÇK-së, e zyrtarë komunal, ndërsa e veçanta që I shtoi madhështinë kësaj vizite ishte prezenca e të gjithë nxënësve dhe stafit arsimorë të SHML”Dardania” nga Hani i Elezit. Delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit u pritën në familjen Jashari, në Kullën e Familjes Jashari nga Rifat Jashari. Kryetari Suma me këtë rast në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit shprehu respektin e lartë të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit për sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari. Në Kullën e Familjes Jashari nga Rifat Jashari u pritën edhe përfaqësuesit nxënësve të SHML”Dardania” nga Hani i Elezit të cilët në emër të të gjithë nxënësve dhe të rinjve të Hanit të Elezit e uruan për këtë ditë historike të kombit tonë dhe me këtë rast i dhuruan edhe një veshje në kujtim të kësaj dite. Delegacioni nga Hani i Elezit vizituan edhe përmendoren në Morinë. Kryetari i Komunës Rufki Suma, me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarët kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës. Për nderë të kësaj dite homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës kanë bërë edhe një delegacion i FSK-së nga Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, Regjimenti 1.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit u mbajt takimi i rregullt koordinues me drejtorë dhe kryetarë të këshillave të shkollave

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së …