Në prag të 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari Haliti dhe Kryesuesi Pira zhvilluan një takim me gratë të cilët janë të angazhuar në institucionet lokale të Vitisë

Në prag të 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur në takim gratë të cilët punojnë në institucionet komunale të Vitisë si dhe gratë të cilët janë pjesë të Kuvendit Komunal. Kryetari Haliti dhe Kryesuesi Pira i falënderuan gratë për përkushtimin e tyre në punë dhe potencuan se Komuna e Vitisë po punon vazhdimisht në ngritjen e barazisë gjinore. Në shenjë respekti për punën e tyre ata i dorëzuan atyre edhe disa dhurata simbolike. Përndryshe në këtë takim e pranishme ishte edhe Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …