Komuna e Junikut përsëri vlerësohet lartë nga USAID-i për projektin “Indeksi i konkurrueshmërisë komunale”

Komuna e Junikut vlerësohet lartë nga USAID për performancë të mirë komunale, në shërbime të mira administrative, infrastrukturë të mirë komunale, transparencë, informim të mirë dhe si ambient i favorshëm i të bërit biznes. Anketimi i bizneseve lokale dhe vlerësimi nga fokusgrupi nxori komunën e Junikut si vend me infrastrukturë, cilësi administrative, lehtë të qasshme dhe bashkëpunuese për bizneset ekzistuese dhe ata që dëshirojnë të krijojnë biznes. Vlerësimi i bërë nga USAID u bazua në tetë indikatorët e indeksit të konkurrueshmërisë:

  • Barrierat e hyrjes në biznes

  • Transparencë në informim

  • Pjesëmarrje dhe parashikushmëri

  • Shpenzimet kohore

  • Tatimet dhe detyrimet

  • Cilësinë e administratës komunale

  • Shërbimet mbështetëse

  • Infrastrukturën komunale

Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të mira dhe qasjen bashkëpunuese për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …