Kryetari Latifi ka pritur për vizitë ministrin e bujqësisë Besian Mustafa

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, gjatë ditës ka pritur për vizitë ministrin e bujqësisë Besian Mustafa, ku bashkë kanë vizituar stallën e Alban Thaçit nga Çifllaku, Kooperativën Bujqësore KB “KRUSHA” dhe ndërmarrjen “M-Sillosi”. Kryetari Latifi ka njoftuar se, duke parë gjendjen me të cilën po ballafaqohen fermerët tanë nga ministri Mustafa morëm konfirmimin, se brenda mundësive buxhetore do të ofrohet mbështetja për trajtimin e çështjeve me urgjencë si: çështja e grumbullimit dhe pranimit të qumështit, kompensimi i dëmeve dhe çështja e pranimit të rrushit nga bodrumet dhe përpunuesit. Gjatë këtij viti sektori i bujqësisë ka pësuar dëme të shumta si nga breshri, vërshimet dhe dëme të shumta si pasojë e pandemisë. Andaj, edhe ne si komunë bashkë me ministrinë po angazhohemi që të jemi sa më afër bujqve dhe fermerëve tanë të vyeshëm për t’i përkrahur dhe motivuar në punë. Ministrin Mustafa e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin duke shpresuar që sa më shpejtë të gjenden zgjidhje të mira dhe në dobi të fermerëve! Ka thënë ndër të tjera në një postim të tij në facebook kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …