Juniku shembull i praktikave të mira mbi kujdesin zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, në Konferencën e organizuar nga Save the Children prezentoj Junikun, karakteristikat, zhvillimin, të arriturat ndër vite dhe qasjen e komunës mbi kujdesin, zhvillim dhe edukimin në fëmijërinë e hershme. Fëmijëria e hershme është indikatori bazë në formimin dhe sukseset e mëvonshme të një shoqërie, prandaj ne do të fokusohemi që bashkëpunimi prindër-institucione të thellohet dhe më tutje, në mënyrë që të arrim performancë të mirë sa i përketë kujdesit, zhvillimit dhe edukimit të brezave të rinjë, tha para të pranishmëve kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, prej nga edhe faleminderoj organizatën Save the Children për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gadishmërinë për përkrahje të projekteve që i kontribojn kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme që më vonë do përkthehen në shoqëri të shëndosh dhe punë të sukseshme.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …