Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës e kundërshton mënyrën e zgjedhjes se drejtorit të ri

Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës e kundërshton mënyrën e zgjedhjes se drejtorit të ri

Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës, pas gjendjes së krijuar me vendimin e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS, për kthimin e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, ka shprehur shqetësimin lidhur me ecurinë e procesit në fjalë. Sipas sindikatës, zgjedhja e  drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është bërë mbi bazën e respektimit të procedurave ligjore dhe përformancës së kandidatëve, por mbi baza partiake dhe nepotike, duke shkelur mbi parimet ligjore të përcaktuara me ligjet në fuqi. Sindikata thotë se ky proces fillojë të degradohet nga periudha e hartimit të rregullores 15/2018 për gradat dhe pagat e krijuesve dhe përformuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore dhe me theks të veçantë, statuti i MKK-së, i cili është hartuar dhe miratuar pa konsultimin e punëtoreve të MKK-së dhe si i tillë është hartuar me përmbajtje komplet politike, kundër parimeve profesionale të punëtoreve të Muzeut. Me ketë rast, Sindikata e  Punëtoreve të Muzeut Kombëtar të Kosovës, i bënë thirrje ministrit në detyrë Kujtim Gashi, sekretarit permanent Veton Firzi, zyrës së personelit në MKRS dhe Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …