Gjykata

Si vepron “gjyqi e drejtësia” në Kosovë. Gjyqi lë të lirë hajnat vrasës të dy vëllezërve të fshatit Plloçicë të Malishevës

Më 9 mars të viti 2018 kishte vrarë me armë zjarri dy vëllezër në përpjekje për të ikur nga shtëpia ku kishte hyrë për të vjedhur dhe dënohet vetëm për armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës, Besim Maloku akuzohej për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku akuzohej vetëm për armëmbajtje pa leje. Më 9 mars të viti 2018 në fshatin Plloqicë të Malishevës Besim Maloku së bashku me vëllanë e tij, Blerimin kanë hyrë në shtëpinë e kushërinjve të tyre për të vjedhur. Sipas aktakuzës viktimat pasi i kanë parë të akuzuarit, kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të kushërinjve të tij duke i lënë kështu të vdekur të dy vëllezërit Shani dhe Bahri Malokun. Ky vendim i gjykatës ka zemëruar pa masë familjen të cilët thanë se do ta sqarojnë këtë vrasje tashmë në mënyrë tjetër. Babai i dy bijve të vrarë po vazhdon të qëndrojë në sallën e Gjyqit duke refuzuar të dalë nga salla.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …