Brickos

Komuna e Junikut u bënë Apel qytetarëve për kujdes nga Zjarret

Komuna e Junikut u bënë Apel qytetarëve për kujdes nga Zjarret.

Të nderuar qytetar të Komunës së Junikut, tashmë jemi në sezonën që karakterizohet me temperatura më të larta dhe me fillimin e zhvillimit të aktiviteteve bujqësore për pastrimin e tokave, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evidentimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjës së jetës së qytetarëve, të pronës dhe ambientit, APELOJMË, që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit. Në situatat kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim mund të lajmëroni rrezikun, duke ndjekur hapat si më poshtë: Informimin mund t’a bëni në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik  (integruar) emergjent- 112 ( këtë numër mund t’a thirrni pa prefiks, nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).|

Gjithashtu, mund të thirrni edhe në këta numra: Njesinë e shërbimit të Zjarrëfiksëve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193

Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192

Të gjitha thirrjet janë papagesë.

ZJARRËVËNIET E QËLLIMTA, SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

JU FALENDEROJMË PËR MIRËKUPTIMIN DHE BASHKËPUNIMIN TUAJ!

DREJTORIA PËR EKONOMI DHE ZHVILLIM

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …