leoni

Në 23-vjetorin e rënies, përkujtohen 5 dëshmorët dhe 49 martirët e Brestocit, 68 martirët e Fortesës dhe 75 martirët e fshatit Celinë

Në fshatrat Brestoc, Fortesë dhe Celinë të komunës së Rahovecit janë përkujtuar të rënët e 25 marsit të vitit 1999. Në tubimet përkujtimore i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të këtyre fshatrave dhe fshatrave përreth. “23 vjet më parë, me 25 mars 1999, fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc u sulmuan barbarisht nga egërsirat pushtuese serbe, ku vranë fëmijë, gra, pleq e burra, përmes një aksioni të organizuar kundër shqiptarëve. Bashkë me familjarë të të rënëve, të mbijetuar e përfaqësues të OVL-së, sot bëmë homazhe, nderuam e përkujtuam të gjithë dëshmorët e martirët që u sakrifikuan për lirinë e vendit. 5 dëshmorët e 49 martirët e Brestocit, 68 martirët e Fortesës dhe 75 martirët e Celinës do të kujtohen përgjithmonë dhe do të jenë dëshmi e pakontestueshme e krimeve gjenocidale që kanë ndodhur në Rahovec dhe përtej”, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi prezentoi Qarkoren e parë buxhetore

Në ambientet e Qendrës Klinike së Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec me fillim nga …