leoni

U mbajt konsultim publik për Draft Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale

Konsultimi publik për Draft Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2022, organizuar nga Drejtoria Për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, përkatësisht drejtori, Blerim Thaçi, Kryesuesi i grupit të punës, Xhevdet Mazrek, pasi respektuan në plotëni, procedurat sipas Ligjit. Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale,Statutit të Komunës së Malishevës, në nenin 1.6 dhe të Udhëzimit Administrativ të (MAPL). Nr.06/2018, për Konsultime Publike, si dhe të Rregullores për Transparencë të Komunës së Malishevës.  Po në këtë konsultim publik, kontribuoi edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi. Në konsultimin publik, ku edhe drejtpërdrejt nga përfaqësues të institucioneve si dhe të bizneseve, organizatori mori propzimet të cilat do t’i inkorporoj në draft Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale dhe do t’i dergoi për mbledhjen e  Kuvendit Komunal  për shqyrtim, plotësim dhe  miratim.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …