Brickos

Komuna e Kaçanikut dhe ajo e Hanit të Elezit thellojnë bashkëpunimin- Diskutohet rregullimi i shtegut për këmbësorë mes dy komunave përkatëse

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, dhe Kryetarin e Organizatës “Gjethi” Remzi Reka, me të cilët u diskutua rregullimi i shtegut për bicikleta, për rreth rrjedhës së lumit Lepenc, që kalon në këto dy komuna. Kryetari Ilazi shprehu përkushtimin e tij dhe të stafit mbështetës, për hartimin e projektit si dhe më pas edhe realizimin e tij. Edhe Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm turistik. Në këtë takim tri palët u dakorduan që të punojnë sa më shumë në promovimin e turizmit malor, që edhe ky rajon të jetë atraktiv për turistë. Në takim prezantuan edhe dy nënkryetarët e komunave Kaçanik- Hani i Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …