Zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik në komunën e Hanit të Elezit

Në vazhdën e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës publike, komuna e Hanit të Elezit përveç në mirëmbajtjen e ndriçimit publik ka investuar edhe në zgjerimin e rrjetit edhe në shumë pjesë të komunës. Nga ky investim kanë përfituar banorët e rrugës Brigada 164, banorët e Lagjes Rana, banorët e Rrugës  Isen Suma si dhe banorët në rrugicat e rrugës Lepenci, si dhe është bërë ndriçimi i mbikalimit hekurudhor.

Për projektin e zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publik dhe mirëmbajtjen e saj janë planifikuar mjetet edhe për vitin e ardhshëm në mënyrë që të gjithë banorët të përfitojnë nga ky projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …