Komuna e Kaçanikut nikoqire e takimit të 17-të Këshillit Ekzekutiv të KLSP-ve

Komuna e Kaçanikut ka qenë nikoqire e takimit të 17-të, të Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP). Takimin e udhëhoqi kryetarja e KLSP-ve Kosovare Murseli, e cila falënderoi të pranishmit për praninë e tyre. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi përmendi rolin e KKSB-së, dhe mekanizmave të tjerë relevant të cilët ndikuan që këto dukuri të mos diskutohen në media, të cilat kanë etiketuar qytetin tonë në mënyrë të padrejtë. Kryetari Ilazi tha se ka pasur bashkëpunime të sinqerta edhe me Bashkësinë Islame në Kaçanik. Takimin e përshëndeti edhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, i cili fillimisht falënderoi Komunën e Kaçanikut për këtë organizim, ndërsa shtoi se dialogu dhe bashkëpunimi janë elemente për ngritjen e besimit të qytetarëve dhe këshillat janë një storje e suksesit, kurse përgëzoi Policinë e Kosovës për

përkushtim. Takimin po ashtu e përshëndeti edhe Per Strand Stjaastad- Ambasador i Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë, Skender Hyseni- Ministër i Punëve të Brendshme dhe Shpend Magjuni- Drejtor i Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …