Komuna e Malishevës, 4 të shëruar, 2 raste pozitive dhe 1 rast vdekje me COVID-19

Për ditën e Martë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës i cili përmes komunikimit zyrtar me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berishën dhe shtabin komunal për menaxhimin e situatës me pandeminë e koronavirusit,COVID-19, në Komunën e Malishevës, pasqyrohet kjo gjendje e personave. 119 persona të prekur me koronavirus, 88 persona të shëruar, 24 persona vazhdojnë të jenë aktiv dhe 7 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Kurse, bilanci për ditën e sotme në Komunën e Malishevës është: 4 të shëruar, 2 raste pozitive dhe 1 rast vdekje me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …