Brickos

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim mbajti mbledhjen e rregullt, u diskutua mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë, gjatë këtij takimi u bë me dije se kjo komunë ka 55 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se institucionet komunale të Vitisë janë duke punuar vazhdimisht në parandalimin e përhapjes së këtij virusi por shtoj se qytetarët duhet të tregojnë maturi e të respektojnë udhëzimit e ekspertëve me qëllim që të mos rritet numri i të infektuarave. Ai ka folur edhe për punën e kësaj komune në sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë. Ndërkaq sipas të dhënave të publikuar nga Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vitia gjatë ditës së djeshme ka shënuar 9 raste të reja pozitive me virusin COVID-19. Sipas saj rastet e reja janë 2 nga qyteti i Vitisë, 5 nga Pozherani, 1 Goshicë dhe një nga Ramjani. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme sipas drejtoreshës Kadolli-Halili kemi edhe 4 qytetarë të shëruar, 1 Viti, 2 Sllatinë të Epërme dhe një në Skifteraj. Ajo ju bënë thirrje të gjithë personave që kanë pasur raste të kontaktit me të infektuarit, që të qëndrojnë në vet izolim për 14 ditë dhe në qoftë se ata paraqesin simptomat të kërkojnë ndihmën mjekësore. Ndërkaq sot kjo komunë ka bërë dezinfektimin e objektit të administratës komunale, të Shkollës së Mesme Teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku po zhvillohen në kohë pandemi mbledhjet e Kuvendit Komunal të Vitisë, gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave në Qendrën e Regjistrimit Civil në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …