Hoti Vucic

Sot takohen virtualisht në një samit kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryetari serb Vuçiq

Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në njoftimin e Këshillit thuhet se folësit kryesorë do të jenë, Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiq, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekulic. Tutje Këshilli Atlantik njofton se lidhur me këtë samit, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik. “Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e Këshillit Atlantik.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …