Komuna e Malishevës fton të gjitha gratë të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga QAK-ja

Komuna e Malishevës, Zyra për Komunitete dhe Kthim  dhe Qendra për Angazhimin në Komunitet (QAK), fton të gjitha gratë e riatdhesuara dhe jo vetëm, të Komunës së Malishevës, të marrin pjesë dhe të angazhohen në aktivitetet e Qendrës për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Malishevë, me qëllim të përkrahjes dhe promovimit të qytetarisë aktive, duke ndërvepruar dhe bashkëpunuar me komunitetin për të krijuar një impakt pozitiv dhe për të përforcuar lidhjet shoqërore. Takimet e parapara, do të mbahen më 14.12.2023 dhe 21.12.2023, duke filluar në ora 13:00.

Tema: Dhuna në familje, parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve.

Vendi: QAK- rruga: Ibrahim Mazreku (ish rruga Rilindja Kombëtare ), nr.602 (afër objektit të zjarrfikësve në Malishevë).

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …