Kryetari Latifi takoi Nevzad Lutfiun, kryetarin e këshillit kombëtar për shqiptarët që jetojnë në Serbi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në një takim vëllazëror, z. Nevzad Lutfiun, Kryetarin e KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE, që jetojnë në trojet e veta autoktone, ku padrejtësisht dhe dhunshëm vazhdojnë t’u mohohen dhe shkelen të drejtat kombëtare dhe ato individuale nga Serbia. Me z. Lutfiun folën për shqetësimet dhe nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për padrejtësitë e mëdha dhe diskriminimin sistematik që u bëhet atyre nga shteti dhe institucionet qendrore e lokale të Serbisë. Shprehen gatishmëri që bashkërisht të kujdesen dhe të përpiqen për mbrojtjen e qenies kombëtare, për realizimin e të drejtave që po u shkelen, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të artit, të kulturës dhe të identitetit shqiptar, si dhe për kthimin e tyre në trojet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …