Komuna e Malishevës ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit

Komuna e Malishevës, ka filluar me organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve publike, për hartimin e projekt buxhetit, sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026, me theks të veçantë për hartimin e buxhetit për vitin 2024. Për këtë qëllim, janë organizuar katër dëgjime buxhetore, me sektorët apo grupe të ndryshme të interesit, ku janë përfshi kryetarët e Këshillave Lokal në Malishevë, Arsimi, Shëndetësia, Bizneset dhe Organizatat Jo Qeveritare. Draft buxhetin komunal, para të pranishmëve në këto takime e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Blerim Thaçi, me zyrtarët e kësaj drejtorie, ku i kanë njoftuar me buxhetin e planifikuar për Komunën e Malishevës. Sipas drejtorit, Thaçi, buxheti i planifikuar për vitin 2024 për Komunën e Malishevës, është rreth 20 milion euro, ndërsa për investime kapitale janë të planifikuara 6.2 milion euro, e po ashtu i ka njoftuar për ndarjet tjera buxhetore, si mallra dhe shërbime, subvencione dhe kategoritë tjera buxhetore. Pas njoftimit me buxhetin e planifikuar, pjesëmarrësit në këto dëgjime, i kanë paraqitur kërkesat e tyre për hartimin e buxhetit, përkatësisht për orientimin e buxhetit të planifikuar për investime, në mënyrë që investimet të krijojnë mirëqenie dhe zhvillimin për Komunën e Malishevës dhe për këtë qëllim, edhe janë duke u mbajtur këto dëgjime publike. Në ditët në vijim, dëgjimet apo konsultimet publike për hartimin e projekt buxhetit, do të mbahen edhe nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, me qëllim të gjithë përfshirjes së qytetarëve, në hartimin dhe orientimin e buxhetit dhe investimeve për vitin 2024.

May be an image of 9 people, people studying, lighting, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …