Komuna e Malishevës ndihmon familjet e evokuara gjatë vërshimeve

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim,  gjat fundjavës ka vazhduar me përkrahjen e dhjetë familjeve të evokuara gjatë ditëve të vërshimeve të kësaj jave. Këto familje janë mbështetur me pako familjare, me qëllim të tejkalimit të situatës emergjente, që janë ballafaquar këto ditë.

Sipas zyrtarit për emergjencave, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku, gjatë vërshimeve, janë detyruar ti largojnë dhjetë familje nga shtëpitë e banimit të tyre, ndërsa këto familje janë mbështetur me ndihma emergjente, me qëllim të tejkalimit dhe përballimit të kësaj situate, pasi të njëjtëve, ju kanë dëmtuar të mirat materiale, përkatësisht ushqimet dhe veshmbathjet.

Këto familje janë ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje, përkatësisht me miell, vaj, sheqer, patate, oriz, dhe ushqime tjera, si dhe me pako higjienike, si dhe me batanije për tu mbuluar.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …