Sot në Mitrovicë mbahet Marshi Protestues: Drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari

Protestuesit në Prishtinë kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe shkarkime relevante

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e sotme të mbajtur në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha si dhe shkarkimin e personave përgjegjës në Burgun e Prizrenit.  Protestuesja, Besa Luzha ka kërkuar  hetim të pavarur dhe marrje të përgjegjësisë nga institucionet e drejtësisë, ndërkohë që ka specifikuar se  ka ndodhur diçka e tmerrshme para nëntë ditësh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Institucionet e drejtësisë t’i marrin përgjegjësitë. Është e pafalshme që në Kosovën demokratike të ndodhin vdekje të këtij lloji.  Sot këtu po kërkojmë  drejtësi, pa marrë parasysh bindjet politike.  Në protestë kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes  si dhe babai i Astritit, Avni Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …