Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshime po shënon manifestimin tre ditor të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshime po shënon manifestimin tre ditor të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshime po shënon manifestimin tre ditor të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, përmes aktiviteteve të ndryshime po shënon manifestimin tre ditor të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht 5, 6 dhe 7 marsin, që lidhet me luftën, heroizmin dhe sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët ranë heroikisht, më mars të vitit 1998.

Aktivitetet e ditës së parë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë filluar me një mbledhje solemne të mbajtur nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, dhe më pas është vazhduar me nderime dhe homazhe, para Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Malishevë, për të vazhduar në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçk dhe në Prekaz.

Në mbledhjen slomne të Kuvendit të Komunës, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalimin e mbajtur, ka folur për heroizmin e Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, për sakrificën dhe jehonën e asaj lufte të paparë, të një familjeje ndaj një ushtrie të tërë okupuese, për rolin e kësaj beteje në vazhdimin e luftës çlirimtare.

“Kjo ishte ngjarja më heroike dhe më e lavdishme në historinë e popullit shqiptar. Kjo ngjarje, mobilizoi tërë kombin shqiptar dhe bëri kthesën e madhe historike për popullin shqiptar. Kjo ngjarje është unike në mbarë botën dhe njihet si rasti i parë kur një shtet i tërë, një ushtri e tërë, lufton për tri ditë kundër një familjeje, ngjarje e cila më pas, e mobilizoi gjithë kombin në luftë për liri”, tha mes tjerash, kryetar i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij.

Ndërsa duke folur për akterët kryesor të luftës, të cilët padrejtësisht gjinden në Hagë dhe për rrjedhat e përgjithshme të pasluftës, kryetari Kastrati, bëri thirrje për unitet. “Uniteti mes nesh është shumë i rëndësishëm veçmas në këto zhvillime që po ndodhin në botë. Të qenit unik për çështjet tona kombëtare është mesazhi më i mirë që mund ti jepet secilit prej armiqve të kombit tonë, të cilët pavarësisht periudhave nëpër të cilat kanë kaluar e po kalojmë, për asnjë moment nuk kanë hequr dorë nga petku i tyre grabitqar, shtypës e sundues”, tha Kastrati.

Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, foli për rolin dhe rëndësinë e 5, 6 dhe 7 Marsit të vitit 1998, si dhe për luftën heroike të Jasharjave dhe popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci. “Sot me krenari kujtojmë “Epopenë e lavdishme të UÇK-së, luftë e cila shpalosi vlerat e popullit shqiptar, besnikëria, trimëria dhe shpirti heroik”, tha mes tjerash kryesuesi Thaçi.

Ndërsa kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, tha se “5, 6 dhe 7 marsi 1998, janë ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, ku armiku tentoj të godas në zemër luftën çlirimtare, por i doli e kundërta, sepse zgjoi ndërgjegjen e kombit shqiptar dhe na bëri edhe më të fortë dhe më të bashkuar në luftë për liri”.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …