Me ceremoninë ushtarake në Kazermën, “Adem Jashari”, filloi Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Me ceremoninë ushtarake në Kazermën, “Adem Jashari”, filloi Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti, dhe përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, nën organizimin e Këshillit Shtetëror Ndërinstitucional, kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot filloi Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional për shënimin e Përvjetorit të 24-të, të Epopesë së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës.

Sipas agjendës shtetërore, manifestimi nisi me ceremoninë rreshtimit të kuadrateve përfaqësuese nga të gjitha komandat dhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni, që u organizua edhe për Ditën e Kazermës “Adem Jashari”, morën pjesë liderët më të lartë shtetëror, që nga Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryekuvendari Konjufca, kori diplomatik dhe ai ushtarak ndërkombëtar, përfaqësues të Familjes Emblematike Jashari, përfaqësues e personalitete nga institucioneve shtetërore, përfaqësuesit nga Organizatat e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-se, përfaqësues institucional e personalitete të shquara anekënd trojeve shqiptare etj.

Pas inspektimit të trupave të rreshtuara nga ana e Presidentes Osmani, në cilësi të Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ushtarakëve te rreshtuar, të pranishmeve dhe gjithë qytetarëve të vendit, me fjalimet e tyre ju adresuan, Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Baca Rifat Jashari në emër të Familjes Emblematike Jashari.

Me pas,  nga ora 12:00, e që do të vazhdoj deri në ora 15, po në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është organizuar Dita e dyerve të hapura për gjithë qytetarët , të cilët mund të shohin e njihen nga afër me disa nga pajisjet, teknika dhe kapacitetet operacionale të njësive të FSK-së.

Me këtë rast, rikujtojmë edhe sot se ky manifestim, tashmë tradicional, ka në epiqendër përkujtimin dhe nderimin maksimal të Betejës Unike në Historinë e Luftërave Çlirimtare, jo vetëm në historinë tone kombëtare por edhe historinë botërore, të luftës së pashembulltë dhe flijimin e 59 anëtarëve të Familjes Emblematike Jashari me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Prekazin Heroik.

Manifestimi do të vazhdoj sipas agjendës shtetërore me aktivitete të ndryshme përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 - 30.9.1998)

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ass.Dr. Shpëtim Robaj

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim  të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të …