Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati e ka falënderuar mërgimtarin Njazi Bytyqi i cili i dorëzoi Komunës së Malishevëe një mjet motorik për mirëmbajten e rrugëve dhe trotuarëve të qytetit.
Në postimin e kryetarit Kastrati në facebook thuhet:
Faleminderit bashkëvendësi ynë, Njazi Bytyqi!
Komuna jonë sot ka pranuar donacion nga mërgimtari ynë, Njazi Bytyqi, një mjet motorik për mirëmbajten e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet.
I jemi përherë mirënjohës për këtë donacion, që do t’i shërbej shumë mirëmbajtjes sa më të mirë të sheshit dhe rrugëve kryesore të cilat janë duke u bërë përmes projekteve tona për Malishevën Urbane.
Faleminderit miku im, Njazi