leoni

Komuna e Mitrovicës mbajti mbledhjen e rregullt të KPF-së

Në mbledhjen e 31-të të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Mitrovicës, drejtuar nga Bislim Imeri, kryesues i Kuvendit të Komunës, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, janë shqyrtuar 6  pika të ndryshme të rendit të ditës.

Me vendim unanim e pa diskutime të shumta, anëtarët e KPF, miratuan draft-rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2017, ndonëse pati vërejtje nga opozita, anëtarët e KPF-së miratuan  edhe Draft- Buxhetin për vitin 2017 dhe parashikimet për vitet 2018-2019.

Me  pak diskutime dhe vërejtje, anëtarët e KPF miratuan edhe këto pika: Propozim- vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me qëllim të ndërtimit të objekteve garazhuese (B+P+3); Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me qellim të ndërtimit të objekteve garazhuese (2B+P).

Kryesuesja e Grupit të grave asambliste të Mitrovicës, Ajnishahe Haziri, ka folur për Planin Strategjikë të grupit të grave dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Në fund, anëtarët e KPF-së, u njoftuan nga Drejtoria e Shëndetësisë lidhur me realizimin e projektit “ Përkujdesja Shëndetësore Shtëpiake dhe Ambulatore në Mitrovicë”.

Të gjitha këto materiale do shqyrtohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, e cila do të mbahet në fund të muajit shtator, ku pritet edhe të miratohen nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …