Komuna e Mitrovicës subvencionon me sera 27 fermer

Kryetyari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu, kanë ndarë serat për fermerët e Komunës. Projekti i Drejtorisë së Bujqësisë për subvencionim, ka si qëllim mbështetjen e fermerëve në komunën e Mitrovicës, prandaj rreth 3,350 m2 sipërfaqe e re toke u janë shpërndarë 27 fermerëve për kultivimin e prodhimeve vendore, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur për fermerë dhe për furnizimin e tregut me kultura bimore.

Me këtë rast, i pari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përshëndeti fermerët përfitues të  projektit, duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen. ”Komuna konform mundësive dhe kapaciteteve buxhetore po përpiqet të mbështes zhvillimin e bujqësisë, duke iu ofruar subvencione të ndryshme, kësaj radhe në sera në disa lokalitete të ndryshme” tha kryetari Bahtiri.

Drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se qëllimi i projektit për dhënien e serave është se duke ndihmuar fermerët, bëhen hapa pozitiv në zhvillimin e bujqësisë. Aliu tha se puna e këtyre 27 përfituesve do të monitorohet nga kjo drejtori, në mënyrë që secili përfitues të ndihet përgjegjës për punën që bënë në shfrytëzimin e subvencionimit.

Fermerët kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen që po u jep Komuna. Ata thanë se do të punojnë maksimalisht për përkujdesje dhe mirëmbajtjen e serave, me qëllim të arsyetimit të mbështetjes  dhe prodhimtarisë sa më të mirë.

Ky projekt për subvencionim të serave arrin shumën prej 40.000 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …