Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Donika Kadaj-Bujupi, bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje

Donika Kadaj Bujupit si deputete e pavarur, pas dorëheqjes së saj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu ka bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se ky vendim është një vazhdim i saj në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta, dhe që nuk u tundua asnjëherë në pushtet. Nënkryetari, Driton Çaushi, tha se Vetëvendosje ka kënaqësinë ta presë në kuadër të saj, një bashkudhëtare të rrugëtimin opozitar kundër marrëveshjeve të qeverisë. Me këtë rast, Çaushi paralajmëroi se Lëvizja Vetëvendosje është duke u ristrukturuar dhe se do të ketë edhe zgjedhje të brendshme. Vetëvendosje ka bërë thirrje për krijimin e një alternative të përbashkët mes VV-së, AAK-së, Nismës si dhe personave e organizatave nga shoqëria civile që janë të pakënaqura me gjendjen aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …