Komuna e Prishtinës 10 vjet më parë ia ka dhënë pronën Katedrales vetëm për shfrytëzim

Lokalet afër Katedrales të cilat janë rrënuar tash e sa vite për t’u ndërtuar të rejat sipas planit urbanistik të Komunës së Prishtinës, kanë mbetur në gjysmë. Sipas planit të paraparë ato është dashur të përfundojnë në fillim të vitit 2014, mirëpo deri më tash punimet janë zhvilluar vetëm në anën e kundërt të Katedrales. E gjithë kjo për shkak se Katedralja deri më tani ka qenë në kontekst gjyqësor me Komunën e Prishtinës, pasi që ajo pretendon se në këtë tokë ku janë të parapara të ndërtohen këto lokale është toka e saj. 10 vjet më parë, komuna e Prishtinës ia ka dhënë këtë pronë në shfrytëzim Katedrales deri sa ajo të ndërtojë objektin e saj. Tani ajo pretendon se kjo tokë i takon asaj dhe se nuk është tokë komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës …