Komuna e Rahovecit bënë të ditur programin e mbajtjes së tubimeve përkujtimore 25 mars – 2 prill 2024

Komuna e Rahovecit përmes një komunikate ka bërë të ditur programin dhe datat e mbajtjes së tubimeve përkujtimore për shënimin e 25-vjetorit të masakrave të vitit 1999 të kryera nga forcat serbe në këto fshatra: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Retijë, Opterushë dhe Pastasel.

E hënë më 25 mars: Tubim përkujtimor në ora 10.00 në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc. Në ora 11 Tubim përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Fortesë më pas nderime tek ura e Bellasë aty ku është vendosura pllaka. Dhe në ora 13 Tubim përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Celinë.

E martë më 26 mars: Tubim përkujtimor nga ora 11 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Krushë të Madhe. Pas tubimit bëhet përurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe.

E enjte më 28 mars: Nderime për dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaqi. Tubimi mbahet nga ora 11 tek vendi i rënjes në Malet e Gallushës mbi fshatin Iliron ish Dobederlan.

E premte më 29 mars: Nderime për dëshmorin e kombit Sabit Shabandula nga ora 10.00 në varrezat e dëshmorëve në Rahovec. Nderime për dëshmorin e kombit Jahja Danuza në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.

E shtunë më 30 mars: Tubim përkujtimor nga ora 10 në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Retijë. Nga ora 11 Tubim përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Opterushë.

E diel 31 mars: Tubim përkujtimor nga ora 11 në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Pastasel.

E martë 2 prill: Tubim përkujtimor nga ora 10 në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Nagac. Nga ora 11 nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Hoçë e Vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …