Komuna e Rahovecit ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit ka vazhduar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 87 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”– me pjesëmarrje, ku përfitues janë gjithsej 804 fermerë. Mekanizmat bujqësor të cilët janë shpërndarë janë: 68 motokultivatorë, 8 laktofriz 300 litër, 11 laktofriz 500 litër. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës, Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku. Kryetari Latifi, ka uruar fermerët për përfitimin e këtij mekanizmi bujqësor, duke potencuar se komuna do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre. Fermerë të nderuar, ju informojmë se shpërndarja do të vazhdojë javëve në vijim, varësisht se si do t’i kenë mundësitë e furnizimit operatorët ekonomik që kanë kontratë me komunën e Rahovecit, u ka thënë kryetari Latifi Fermerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …