Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së

Me rastin e aktiviteteve për nderë të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur seancë solemne, ku merrnin pjesë përfaqësues të familjeve dëshmorëve, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të policisë, subjekteve politike etj. Në fjalën e tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka theksuar se rrugëtimi nëpër proceset që ka kaluar Kosova dhe arritja deri këtu, nuk ishte e lehtë, por as nuk do të jetë e lehtë puna dhe angazhimi që na presin në forcimin e vlerave demokratike deri në arritjen e qëllimeve tona, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. “Sot më shumë se kurrë na duhet një dashuri më e madhe për atdheun, një respekt dhe solidaritet për njëri-tjetrin, një bashkim i forcave tona dhe tejkalim i dallimeve politike për qëllimet madhore të Kosovës. Na duhet punë dhe sakrificë më e madhe për t’u bërë ballë sfidave në përmbushje të synimeve tona. Ne nuk kemi më kohë për të humbur, sepse shteti dhe shoqëria jonë ka nevojë për përmbylljen e të gjitha reformave që janë nisur. Vendit tonë duhet t’i krijojmë një të ardhme të qëndrueshme, një Kosovë stabile që do të mbetet rrëfim suksesi i përbashkët i yni dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe një vlerë e shtuar për aleatët tanë strategjikë”, ka shtuar thënë kryesuesi Pira. Kurse në fjalën e rastin, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ditët e Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars, i kujtojmë me krenarinë më të madhe, pasi që kujtojmë edhe sakrificën madhe të Jasharëve legjendarë të vititi 1998, ku nga kjo betejë mbetën të vrarë 55 anëtar të familjes Jashari, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të komandantit Adem Jasharit. “Nuk ka përkufizim gjuhësor, historik dhe filozofik që kap përmasat e kësaj sakrifice. Kjo Epope, mori përmasat e ngjarjeve të krijimit të botës së re. Të ndërrimit të epokës së robërisë nga epoka e lirisë. Në ditët Epopesë së UÇK-së u sprovuan vlerat më të larta të kombit: trimëria, besnikëria dhe shpirti heroik. Andaj, sakrifica e tyre qëndron në vlerën universale të besimit të njeriut në liri dhe pavarësi. Ky ishte edhe amaneti i komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe i të gjithë brezave që sakrifikuan për të sotmen tonë dhe këtë amanet ia kemi borxh Kosovës, që ta përmbushim për të ardhmen tonë’, tha kryetari Haliti. Në vazhdën e aktivitetev për nderë të Epopesë së UÇK-së, pas seancën solemne, u bënë edhe homazhe dhe vunë kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …