Kryetari Haliti: Falënderon mësimdhënësit për kontributin e tyre të veçantë në Arsim sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një takim të organizuar në prag të shënimit të 7 marsit-Ditës së Mësuesit, në Viti ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune për punën dhe përkushtimin e tyre në arsim. Ai fillimisht ka kërkuar nga të pranishmit që të mbahet një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në arsim dhe që më nuk janë në jetë, në veçanti për ata që kanë humbur betejën nga COVID-19. “Sot dua të falënderoj të gjithë juve që keni qenë dhe jeni të angazhuar në mësimdhënie dhe atë për kontributin e çmuar që keni dhënë dhe po jepni në arsim, sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë. Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar që të krijoj kushte sa më të mira për edukim dhe arsim të brezave tanë që janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë” u shpreh Kryetari Haliti. Një falënderim për punën njëvjeçare e pati edhe Drejtori i DKA-së, Basri Aliu i cili foli edh e për punën e kësaj drejtorie në fushën e edukimit dhe arsimit. Ndërkaq në fund të këtij takimi Komuna e Vitisë ka ndarë nga një mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar të shkollave në këtë komunë. Kurse Kemaj Bislimi, Kryetar i Sindikatës së Arsimit të Mesëm dhe Fillor në Viti, në emër të sindikatës ndau 14 mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar dhe 4 mirënjohje post mortum.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …