leoni

Me seancë solemne Komuna e Hanit të Elezit shënon ditët e Epopesë së UÇK-së

Në këtë seancë u përkujtua sakrifica e pashembullt e Familjes Jashari si dhe e të gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Hapjen e seancës e bëri kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava i cili i ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje të nderohen Dëshmorët dhe martirë e rënë për lirinë e Kosovës. Në këtë mbledhje, për luftën e lavdishme të UÇK-së, heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, me fjalë rasti u paraqit i pari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma. Ai tha se kam nderin që sot të ju drejtohem juve në emër të ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit, në këtë Mbledhje Solemne që i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot kur shënojmë Epopenë e UÇK-së, kujtojmë sakrificën shekullore e të gjithë popullit shqiptar. Kjo sakrificë në marsin e vitit 1998 mori dimension tjetër, shënoi sakrificën sublime të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, kjo sakrificë sublime na bëri gjithë neve të ndihemi të vegjël kundrejt sakrificës dhe heroizmit të familjes Jashari, kjo sakrificë dhe ky heroizëm i familjes Jashari është i pa shënuar ndonjë herë në historinë e njerëzimit. Sakrifica dhe heroizmi i familjes Jashari mori dimension të ri te populli shqiptar kudo që ishte, në familje, në rrugë, në këngë, në shtetet e perëndimit e gjithë andej, ishte shembull i sakrificës dhe heroizmit për lirinë e atdheut. Ky heroizëm frymëzoi të gjitha moshat për luftë dhe sakrificë, ku radhët e UÇK-së shtoheshin për çdo ditë nga bijtë dhe bijat liridashëse të cilët vërshuan nga anë të ndryshme të botës për të ju bashkangjitur luftës së lavdishme të UÇK-se, e cila me luftën e suksesshme dhe betejat e përgjakshme me armikun arriti të realizoj ëndrrën shekullore dhe amanetin e komandantit legjendar Adem Jasharit, Lirinë dhe Pavarësinë. Pra nga aty, flakët e luftës u shpërndanë në të gjithë Kosovën andaj edhe nga ajo kohë, 5,6 dhe 7 Marsi shënohet në Kosovë si Epopeja e UÇK-së. Populli shqiptarë gjatë tërë historisë së saj luftoi pandërprerë për të drejtat e tyre sepse nuk u lejua të jetoj ashtu siç jetojnë të lirë e të barabartë popujt tjerë, andaj u detyrua të luftoj deri në çlirimin e saj që ndodhi në Qershorin e vitit 1999. Me shpërthimin e luftës në Kosovë edhe popullata e Hanit te Elezit dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të ardhur deri te liria e saj, duke filluar nga formimi i njësiteve të UÇK-së në këtë anë, e cila u kurorëzua me Brigadën 164 e cila mori emrin e Dëshmorit Gafurr Loku dhe me pjesëmarrje direkte të rinisë së Hanit të Elezit edhe në të gjitha frontet tjera të luftës si në Kosovë ashtu edhe Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Sa herë qe vie muaji Mars, na kujton edhe marsin e vitit 1999 kur mbi pozicionet e UÇK-së ne Puset e Nikes u vërsul një makineri e tërë vrastare e ushtrisë dhe policisë kriminale serbe, e armatosur deri në dhëmb, kundër njësitit të UÇK-së në Puset e Nikes të cilët ishin të pabarabartë në numër dhe armatim, u zhvilluan betejat e 2 e 3 marsit 99 ku forcat okupatore dhe kriminale serbe me makineri të rënd luftarake dhe me mijëra ushtar e policë, u tërhoqën pa arritur ti pushtojnë pozicionet e njësitit të UÇK-së në Puset e Nikes. Meritën për të ardhur deri këtu e kanë të gjithë, por më së shumti ata të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë tonë, Invalidët e luftës që lanë gjymtyrët e trupit nëpër fronte të luftës, ushtarët e UÇK-së dhe i gjithë populli, sepse të gjithë kontribuan në forma dhe mënyra të ndryshme. Nuk duhet harruar as diasporën të cilët ndanë kafshatën e gojës për të ndihmuar financiarisht UÇK-në në sigurimin e armatimit, ushqimin dhe pajisjet tjera luftarake. Por kontribut të pashoq dhanë edhe vëllezërit tanë në Maqedoni e Shqipëri që strehuan familjet tona kur pushtuesi dëboi me dhunë banorët shqiptar nga shtëpitë e tyre. Të gjitha këto aktivitete dhe kontribute të popullatës shqiptare nuk kishin mundur të kenë sukses të plotë pa përkrahjen ushtarake te faktorit ushtarak- NATO-n në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me një luftë të përbashkët kundër forcave pushtuese, Kosova arriti të çlirohet nga okupatori, duke u shpallur në këtë mënyrë si shtet i Pavarur i njohur deri më tani nga më shumë se 100 shtete të botës. Kryetari Suma tha se Hani i Elezit edhe përkundër numrit të vogël të banorëve, për liri të trojeve shqiptare kontribuoi me një brigadë ushtarësh ku dha 15 Dëshmor të rënë në fronte të ndryshme të luftës dhe dhjetëra invalid që lanë gjymtyrët e trupit për lirinë që e gëzojmë sot. Seancën Solemne me fjalë rasti e përshëndetën edhe përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve të kuvendit të komunës edhe atë në emër të LDK-së Samire Curri, në emër të AAK-së Nora Ballazhi, në emër të VV-së Akif Shkreta, në emër të PDK-së Mehmet Ballazhi dhe në emër të Nismës Socialdemokrate Mefail Suma. Seancën Solemne në shënim të ditëve të Epopesë së UÇK-së me prezencën e tyre e nderuan edhe përfaqësues të familjeve të Dëshmorëve dhe të Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së dhe në emër të të cilëve me fjalë rasti pjesëmarrësit i përshëndeti Shaban Çupi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …