Komuna e Rahovecit ka filluar rregullimin e rrugëve fushore

Pas kërkesave të shumta nga ana e fermerëve, Komuna e Rahovecit ka filluar me rregullimin e rrugëve të cilat kanë vështirësuar qasjen e bujqve në tokat e tyre. Në këto rrugë do të bëhet zgjerimi, pastrimi si dhe shtruarja me zhavor. Përveç kësaj në raste të veçanta do të hapen kanalet e kullimit të ujit si dhe vendosja e gypave në mënyrë që reshjet e shumta të shiut mos të dëmtojnë rrugën. Për të parë nga afër punët që po zhvillohen në këtë rrugë, në teren së bashku me drejtorin e DBPZHR-së ka dalë edhe nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, ku kanë takuar shumë fermerët të kësaj ane. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të krijojë kushte më të mira, në mënyrë që fermerët të kenë qasje më të lehtë dhe të vazhdojnë me punën e tyre fisnike.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …