Të rinjtë e SHL-Kosova u takuan me kryetarin Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së znj. Bjondina Kleqka dhe dy drejtorët Afrim Oruqi e Hasan Përboqi ishin pjesë e takimit me të rinjtë e Rahovecit, gjë për të cilën SHL-Kosova i falënderon. Kryetari Latifi me vëmendje i dëgjoi nevojat e të rinjve të Rahovecit që ishin pagesa e transportit për të rinjtë e Ratkocit, Krushës së Madhe, Teatri, Praktika në Komunë, heqja e kontejnerit nga dera e hyrjes në SHL-Kosova, Vendosja e pengesave metalike në trotuare, Aktivizimi i Psikologëve në shkollë, etj. Kryetari Latifi ka premtuar se do të angazhohet personalisht për përmbushjen e këtyre nevojave për të rinj.

SHL-Kosova është e vetmja organizatë që punon për të fuqizuar të rinjtë e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …