E papranueshme përdhosja e flamujve në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Institucionet komunale të Komunës së Vitisë shprehin indinjatën për rastin e largimit, dëmtimit dhe përdhosjes së flamujve kombëtarë në Varrezat e Dëshmorëve në Viti. Ky akt, pavarësisht nga kush dhe për çfarë arsye apo motivi është bërë, është i papranueshëm, i dënueshëm dhe i ulët. Për më tepër, kjo vepër e ligë, fyen vlerat kombëtare e shtetërore dhe mbarë opinionin si dhe lëndon familjet e dëshmorëve, të cilat sakrifikuan më të shtrenjtit e tyre për liri e pavarësi. Inkurajohen organet kompetente që të zbardhin rastin dhe akterët të sillen para përgjegjësisë.

Institucionet komunale mbeten të përkushtuara që të jenë, në çdo moment, përkrah familjeve të dëshmorëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta heroike dhe e drejtë e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …