Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion prej 200 pako ushqimore dhe 200 thasë miell të cilat do të shpërndahen për nevojtarët

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion prej 200 pako ushqimore me artikuj themelorë dhe 200 thasë miell, nga Afrim Kasapi i cili jeton dhe punon në Zvicër. “Përkrahja, solidariteti dhe humanizmi i bashkatdhetarëve tanë nuk na ka munguar asnjë moment në tejkalimin e kësaj sfide, andaj falënderoj sinqerisht Afrim Kasapi nga Rahoveci për donacionin e dhënë. Faleminderit të gjithë bamirësve për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë”, ka thënë me këtë rast Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …