TAKIMI I RREGULLT I STABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Stabi Emergjent Komunal në Komunën e Junikut, ka mbajtur takimin e rregullt për të analizuar gjendjen momentale dhe diskutuar masat e nevojshme mbrojtëse kundër Pandemisë Globale COVID-19 për këtë fazë. Kryetari i Komunës Agron Kuçi njoftoj anëtarët e Shtabit për gjendjen aktuale dhe zhvillimet në Komunën e Junikut, ku potencoj që shërbimet ndaj qytetarëve janë ofruar konform masave preventive dhe që projektet dhe bashkëpunimi me bashkëpunëtorët/donatorët potencial po vazhdon suksesshëm nga distanca me qëllim të mos paralizimit të jetës institucionale dhe se gjithashtu edhe gjendja shëndetësore e qytetarëve të Junikut fal disiplinës qytetare mbetet e mirë duke mos shënuar akoma asnjë rast të infektuar me Virusin COVID-19. Përfaqësues nga Institucioni Shëndetësor (QKMF) dhe Organet e Rendit (Stacioni Policor) në Komunën e Junikut prezantuan gjendjen ekzistuese të ditëve të fundit si në aspektin e rendit dhe atë shëndetësor, ku Shefi i QKMF-së demantoj qarkullimin e një lajmi për një të infektuar në komunën e Junikut dhe theksoj se shëndeti i përgjithshëm qytetarë është i mirë, përveçse shqetësuese mbetet furnizimit me material mbrojtës për stafin shëndetësor, mirëpo në përgjithësi gjendja mbetet e qetë dhe nën kontroll, pavarësisht asaj që apeluan qytetarët për kujdes të vazhdueshëm duke kursyer dhe mos vënë në sfidë kapacitet e kufizuara shëndetësore dhe të rendit në vend. Shtabi Emergjent Komunal duke u bazuar në trendin e fundit të rritjes së të infektuarve në vend mbi 20% brenda ditës u pajtuan për një thirrje të përbashkët drejt qytetarëve që: Vetëm një anëtar për familje të bëjë furnizimin për nevoja familjare (duke respektuar masat mbrojtëse), në mënyrë që të ulim shkallën e rrezikshmërisë për infektim. Shtabi Emergjent Komunal fton të gjithë qytetarët që në rast që hasin grupe/turma njerëzish në hapësira publike/parqe t’i njoftojnë organet e rendit, sepse kjo përbën shkelje që rrezikon shëndetin kolektiv dhe ndaj rasteve të tilla do të merren masa ndëshkimore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …